NATYRA DHE NJERIU

Njeriu po përpiqet të tërheqë gjithcka që i nevojitet për mbijetesë prej saj. Ajri që marrim frymë, uji që pimë, ushqimi që hamë dhe mijëra artikuj që përdoren çdo ditë të gjitha të ardhura nga natyra. Megjithatë çuditërisht njeriu mban një qëndrim armiqësor ndaj natyrës. ‘Pushtimi i natyrës’ është shprehja që mund të përcaktoj më mirë veprimtarinë njerëzore në mjedisin rrethues. Njeriu po e trajton natyrën si pronë private duke ia humbur vlerat. Ne po e shkatërrojmë këtë mjedis, po e prishim këtë atmosferë. Miliona fabrika të mëdha dhe të vogla janë ngritur në tërë rruzullin tokësor. Tymi që del nga oxhakui i këtyre fabrikave po shkakton ndotjen e ajrit. Numri i automjeteve po rritet dita ditës. Ky tym është kthyer në  sëmundje sidomos në qytetet e mëdha. Harrojmë se ajri është nevoja e menjëhershme dhe e rregullt e njeriut. Dhe nuk ngelet me kaq njerëzit po presin edhe pastrueset e ajrit-pemët. 









Comments

Popular posts from this blog

QEVERIA E NXENESVE